Rita Ora ekspozon linjat trupore seksi
Përderisa karantina ka shkaktuar efekte negative në linjat trupore të shumë njerëzve, duket se për Rita Orën kjo ka pasur ndikim pozitiv.
Kjo për shkak se gjatë periudhës së pandemisë duket se Rita i ka kushtuar rëndësi të madhe stërvitjeve, duke tonifikuar linjat e saj trupore.
Këtë ajo e ka dëshmuar përmes paraqitjes së saj të fundit nëpër rrjetet sociale, ku ka vënë në plan të parë linjat trupore.
“Vazhdojmë”, ka shkruar ajo derisa shihet se i ka dhënë rëndësi të madhe stërvitjeve, për çka edhe rezultatet nuk mungojnë.