Rikthehet monedha 50 euro false në Prishtinë
Monedha 50 euro e falsifikuar i është dhënë një qytetari të Shqipërisë, në paraditen e djeshme në Prishtinë.
Ai e ka raportuar rastin në Polici, ku ka treguar se një kosovar i ka dhënë 50 euro false atij.
“Prishtinë 17.02.2020-10:41. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte pranuar një monedhë prej 50€ që dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.