Reshiti: Vlerësoni nxënësit siç ka thënë Ministria, ndryshe do përballeni me inspektoratin
Përhapja e virusit Covid-19 ka prekur gjithë sferat e jetës, përfshirë edhe sistemin arsimor, duke bërë kështu që nxënësit të largohen nga shkollat e mësimin e vazhduan online.
Pas kësaj një ndër çështjet e cila u diskutua gjatë ishte edhe mënyra e vlerësimit që do u bëhej nxënësve. Për këtë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka nxjerrë një Udhëzim Administravi për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë. Sipas këtij udhëzimit nxënësit nuk guxojnë të vlerësohen me notë më të ultë sesa ajo që e kishin në gjysmëvjetorin e parë, nota ose duhet të përshkruhet ose duhet të jetë më e lartë.
Por sipas Ymret Reshitit, kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës, jo të gjithë mësimdhënësit po e zbatojnë këtë Udhëzim Adiministraiv. Për të kjo është shqetësuese, e apeli i tij është që të bëhet zbatmi i këtij udhëzimi ndryshe mësimdhënësit do të përballen me inspektoriatin.
Por të pakënaqur me këtë Udhëzim Administrativ janë nxënësit, mësuesit e prindërit. Sipas tyre vlerësimi njëjtë i atyre që janë përkushtuar maksimalisht me ata që nuk kanë qenë fare aktiv gjatë mësimit online është i padrejtë e demotivues.