Reshitaj e AAK-së tregon pse u larguan deputetët e VV-së nga Komisioni për Shëndetësisë
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, por e cila përfundoi më herët se që ishte paraparë.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj u deklarua para mediave ku tha se u kërkua nga komisioni që të votohen të gjitha dokumentet që janë mbledhur në mënyrë që t’i dërgohet ftesë Prokurorisë për të nisur hetimet lidhur me keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet që janë bërë nga disa deputetët nga paraja publike në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u larguan nga Komisioni ende pa arritur në momentin kur deshëm të votonim si Komision dhe që kjo procedurë të shqyrtohet nga Prokuroria. Nuk arritëm ta nënshkruajmë pasi s’patëm kuorum ngaqë deputetetët e VV-së edhe për shkak të kësaj edhe për shkak të sjelljes së transkpritës për disa deklarata të pabazuara ndaj deputetëve të komisionit që kishin ardhur nga MSh kam kërkuar përkrahje që të bëhet transkripta dhe ua faktoja të vërtetat mbi deklaratat e mija, por nuk deshën t’i pranonin dhe kur u kërkua që të votohet për procedurën që t’i dërgohet Prokurorisë që të merret me dyshimin për keqpërdorim, ata u larguan nga Komisioni”, tha Reshitaj.
Keqpërdorime dhe hajni në kohën e pandemisë, VV largohet nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi