Keqpërdorime dhe hajni në kohën e pandemisë, VV largohet nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi
Anëtarët e Vetëvendosjes në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi janë larguar nga mbledhja që është mbajtur sot. Siç ka mësuar FaktePlus kjo ka ndodhur për të bllokuar votën e Komisionit, e cila do të dërgonte lëndën në Prokurori, lidhur me tenderët e barnave në kohë pandemie. Anëtarët e kësaj partie kanë lëshuar mbledhjen, pikërisht pak para votës.
Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë është duke mbajtur takim me anëtarët e saj. Në këtë mbledhje është diskutuar menaxhimi i pandemisë në Kosovë.
Ditëve të fundit Ministria e Shëndetësisë është ballafaquar me publikimin e keqpërdorimeve të tenderëve me furzimin të mjeteve mbrojtëse ndaj koronavirusit.
FaktePlus ka publikuar disa keqpërdorime që kjo ministri ka bërë gjatë kohës së pandemisë.
E në lidhje me këto keqpërdorime, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka kërkuar votën për dërgimin e lëndës në prokurori për keqpërdorime, ka qenë Lëvizja Vetëvendosje e cila ka bllokuar këtë votë.
FaktePlus merr vesh brenda komisionit, se kjo e fundit është larguar nga mbledhja e komisonit.
Kjo ka bërë që të mos votohet propozimi për dërgimin e lëndës në prokurorinë përkatëse.
Ndryshe dokumentet që ka publikuar FaktePlus tregojnë se si Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, ka nënshkruar kontrata të reja edhe pse për furnizimet e njëjta ka pasur kontrata valide. Edhe në këto dokumente tregohet se si janë rritur çmimet e janë favorizuar kompanitë.
Keqpërdorime dhe hajni milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti
Bazuar në publikimin e dokumenteve që lidhin keqpërdorimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Autoriteti Kosovar i Konkurencës ka filluar hetimet.
Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë./FaktePlus
Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë