Reperja e famshme, gjysmë e zhveshur midis Parisit
Përveç muzikës që bën, ajo njihet edhe për veshjet e saj ekstravagante.
Është fjala për reperen me famë botërore, Cardi B, e cila së fundmi ka kthyer të gjithë sytë nga vetja.
Cardi B ka treguar se ka guxim në stilin e saj si dhe nuk e ka aspak problem që të “sfidojë” edhe të ftohtin e janarit.
27-vjeçarja ka qenë një ditë më parë në qytetin e dashurisë, e pranishme në Javën e Modës në Paris.
E shoqëruar nga partneri i saj, Offset, reperja u shfaq e veshur e gjitha në të zeza.
Ajo kishte veshur vetëm të brendshme dhe krahëve kishte hedhur një pallto.