Regjisori Ismet Sijarina i zhgënjyer për shikueshmërinë e ulët për filmin e tij
Regjisori i filmit “Nëntori i ftohtë”, Ismet Sijarina, ka thënë se filmi i tij do të marr pjesë në dhjetëra festivale në botë.
Por, ky film që ka dy javë që po shfaqet në kinemanë “Cineplex” nuk e ka arritur shikueshmërinë e duhur, ani pse kinematë botërore u mbushën plotë për të shikuar filmin “Nëntor i Ftoftë”.
“Nëntor i Ftohtë” ka hyrë në javën e dytë prej kur ka filluar të ndahet me audiencën lokale, në “Cineplex”. I falënderoj krejt ata, qe ju rezistuan Blockbuster-ve, të reklamuar maksimalisht nga të gjitha mediat dhe e shikuan filmin “Nëntor i ftohtë”, i cili pati një rrugëtim shume te suksesshëm ndërkombëtar”, ka shkruar Sijarina në rrjetin social Facebook.
Ai ka shprehur pakënaqësi me mos përkrahjen e filmit të tij dhe shikueshmërinë e ulët, ani pse sipas tij, kinematë botërore u mbushën për ta parë atë.
“Filmi jone, përveç mbështetjes se kolegeve përmes rrjeteve sociale, fatkeqësisht nuk gjeti mbështetjen e duhur nga askush. Ne gjysmën e dynjasë i mbushem mega-kinemate, po kur te zbritsh ne Kosove, ta kallxojnë vendin. Tybe edhe s’keni faj, u çumë na e kishe po bëjmë filma! E keni edhe nja 2-3 dite, MOS GABONI ME SHKU ME PA!!!”, ka shkruar Sijarina.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, regjisori Sijarina ka konfirmuar pjesëmarrjen e filmit të tij në shumë festivale ndërkombëtare.
“Ndërkohë, filmi tanimë i ka të konfirmuara dhjetëra festivale tjera te mëdha ane e kënd botes, rrjedhimisht edhe pse të injoruar nga brenda, do të vazhdojmë të jemi të respektuar e të duartrokitur gjithandej nëpër botë”, ka shtuar ai. /FaktePlus