Realizohen kërkesat e studentëve, mësimi fizik fillon në semestrin e dytë
Pas takimit të disa ditëve më parë që kryeminsitri në detyrë, Avduallah Hoti e kishte me përfaqësues të studentëve të Universitetit të Prishtinës, disa prej kërkesave të tyre iu ofroi mbështetje e më pas sot i miratoi.
Paralamenti studentor i UP-së, pas një postimi në faqen zyrtare të tyre, kanë njoftuar se nga Konferenca e mbajtur janë realizuar kërkesat e tyre që përfshin: Mësimin fizik në semestrin e dytë, hapjen e bibliotekave, heqje dhe zbritje të pagesave të semestrave etj.
“Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, të gjitha kërkesat janë realizuar.
Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht
Do të hapen bibliotekat
Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro)
Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master
Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës
Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh
Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve
Projekti “FUNZONE” do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës
50,000 euro për Bibliotekën Elektronike
200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon.
Vendimet zyrtare nga MASh dhe Qeveria e Republikës së Kosovës publikohen ditëve në vijim.
Ky është vetëm fillimi i punës për 2021 nga Konferenca e Parlamenteve Studentore.”, shkruhet në faqen e tyre në Facebook.