Pas “biftekut me flori”, Bayern reagon rëndë ndaj francezit Ribery
“Lufta” verbale në rrjetet sociale do t’i kushtojë jo pak Franck Ribery.
Bayern Munchen vendosi të ndëshkojë futbollistin me një gjobë të majmë, për fjalët e forta që ai përdori në profilin e tij në Twitter, pas kritikave të marra si pasojë e një videoje të publikuar, ku ai shfaqet duke përgatitur një biftek të mbuluar me flori prej 24-karatësh.
“Ribery përdori një fjalor, që ne si Bayern nuk mund ta pranojmë dhe që ai nuk mund ta përdorë”, tha drejtori sportiv i Bayernit, Salihamidziç. “Fola gjatë me të dhe i bëra të ditur se do të dënohet me gjobë të majme dhe ai e pranoi”, tha më tej ai.