Bayern Munchen interesohet për futbollistin e Chelseas
Drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic thotë “ai është një lojtar shumë interesant që ne me të vërtetë dëshirojmë të nënshkruajmë. Ai ka cilësi që përshtaten me lojën tonë. Ai është i fortë në driblimin me topin, plot truke, është tërhequr nga ai lojtar i ri, i cili ka potencial të madh. Hudson-Odoi është një lojtar që na përshtatet “.
Salihamidzic po fliste të mërkurën në kampin e stërvitjes së dimrit në Doha të Katarit.
Salihamidzic kishte konfirmuar më herët nënshkrimin e mbrojtësit 22-vjeçar Francez Benjamin Pavard nga rivali i Bundesligës Stuttgart për sezonin e ardhshëm.
Agjencia e lajmeve dpa raporton se Bayern ka ofruar 30 milionë euro për 18-vjeçarin Hudson-Odoi, i cili ka bërë vetëm një paraqitje të Premier League këtë sezon. Megjithatë, ai kishte asistuar në dy gola për Alvaro Moratan në fitoren 2-0 ndaj Nottingham Forest në FA Cup./FaktePlus