Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Tahiraj me rastin e vdekjes së 28 vjeçarit
Mbrëmë para mesnatës, në stacionin e trenit në Fushë Kosovë është gjetur një trup pa jetë, për të cilin dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Gjendet i vdekur një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë Kosovë, dyshohet se bëri vetëvrasje
I ndjeri është Albesian Tahiraj nga Komorani, komuna e Drenasit. E pas këtij rasti ka reaguar edhe kryetari I komunës, Ramiz Lladrovci.
Në një njoftim të komunës thuhet se kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Tahiraj.
““Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e të riut, Albesian Tahiraj. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiraj, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, ka thënë mes të tjerash kryetari Lladrovci.
Rastin për FaktePlus e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
“Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti për FaktePlus.
Ky është 28 vjeçari që u gjend i vdekur në stacionin e trenit në Fushë Kosovë