Qëndrimi i Agim Ademit në FFK i sjellë probleme Kosovës me UEFA- n dhe FIFA- n
Nexhmedin Bunjaku, gjyqtar në futbollin kosovar, përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar sekretarit të FFK- së, Eroll Salihut “ta publikojë një email nga UEFA”.
“Eroll, publikoje emailin nga UEFA ose ik nga aty” , ka shkruar Bunjaku.
Bunjaku thotë që Federata e Futbollit të Kosovës rrezikohet nga sanksionimi nga UEFA dhe FIFA, sipas tij për shkak të mosdorëheqjes së kryetarit Ademi, shkruan Agjencia e Lajmve FaktePlus.
“Sa më tepër po zvarritet dorëheqja e kryetarit edhe ashtu jolegjitim, aq më tepër po ia humbin imazhin dhe po ia zbehin autoritetin Federatës, ku ekziston me të drejtë edhe frika se FFK ndodhet para sanksionimit nga UEFA dhe FIFA”, ka shkruar Bunjaku.
Bunjaku sqaron që UEFA dhe FIFA kanë kërkuar më herët dorëheqjen e kryetarit të FFK- së, Agim Ademi.
“FIFA dhe UEFA edhe më herët kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit jolegjitim për arsye të njohura për opinionin, por si gjithëherë prijësit e Federatës kanë gjetur rrugën dhe mënyrën duke e shpallur vetën si viktimë para këtyre instancave dhe duke e zvarritur çështjen e dorëheqjes dhe arsyetimin para këtyre instancave si i pafajshëm ndaj vendimeve të gjykatave. Tash UEFA dhe FIFA i dinë të gjitha dhe së fundmi kanë humbur durimin dhe në letrën e fundit që i është dërguar sekretarit gjeneral Eroll Salihut është e njëjta kërkesë, pra dorëheqja e kryetarit Ademi.”, ka shkruar Bunjaku.
Agjencia e Lajmeve Fakteplus ka raportuar edhe më herët për situatën në FFK dhe për shkeljet e vazhdueshme të kryetarit të saj, Agim Ademi./FaktePlus
E refuzon burgun, kafet e takimet nuk i ndal, në FFK nuk flet askush për rastin “Agim Ademi”