E refuzon burgun, kafet e takimet nuk i ndal, në FFK nuk flet askush për rastin “Agim Ademi”
Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës është dënuar me 9 muaj burgim efektiv. Opinoni futbollistik por në pergjithësi ai sportiv në Kosovë, me 26 shkurt të këtij viti ka marrë lajmin se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, të cilin gjykata e shkallës së parë, e kishte shqiptuar ndaj kryetarit të (FFK), Agim Ademi.
Ndërkaq në korrik të vitit 2019 Agim Ademi dhe Muharrem Rama ishin shpallur fajtorë për veprën penale detyrim në tentativë. Kështu muaj më vonë, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës.
Mirëpo ani pse Gjykata ka dhënë vendimin e saj për burgimin e Ademit, ky i fundit ende nuk është duke vuajtur këtë dënim.
Madje ai është parë të lëviz lirshëm nëpër kryeqytet ndonëse është i dënuar me burgim.
Kryetari i FFK për mos shkuarjen në burg ishte arsyetuar me problemet shëndetësore. Me këtë arsyetim, Gjykata ia ka shtyr burgimin per arsye se është i “sëmurë”.
Agim Ademi takohet me djalin e Agim Veliut në ditën kur do duhej të paraqitej në burg
Por Agim Ademi ditë më parë është parë duke pirë kafe së bashku me Arben Shahinin në një lokal të Prishtines derisa në Gjykatë ishte ankuar se është i sëmurë.
Se me çfarë dokumentacioni dhe çfarë forme ka arritur ta shtyej ekzekutimin e dënimit Agim Ademi, mbetet të konfirmojnë organet e hetuesisë.
Në lidhje me këtë, Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka tentuar të marrë qëndrimin e vet kryetarit Agim Ademit por që ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.
FaktePlus po ashtu ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga sekretari i FFK-së Erolld Salihu, por që ky i fundit për këtë çështje ka rekomanduar të kontaktohet vetëm Ademi.
Ndërkaq burime të FaktePlus tregojnë edhe sot, Agim Ademi ka dalur në zyren e tij të punës.
Ndryshe Agim Ademi po ashtu ditë më parë kishte zhvilluar edhe takime me djalin e Agim Veliut Ministrit të Punëve të Brendshme.
Kryetari i Federatës së futbollit Agim Ademi, me aktgjykim të formës së prerë, është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Detyrimi në tentativë” dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 muajve./FaktePlus