Publikohen fotografi intime të Romeo Veshajt me Aleksia Peleshin, a janë ende bashkë?
Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia, në rrjete sociale identifikohet si e dashura e Romeo Veshaj.
Por vetëm pak kohë më parë ai zbuloi se marrëdhenia e tyre ka marrë fund e pas tij ishte Aleksia ajo e cila foli publikisht për ndarjen e tyre.
“Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.”, u shpreh vajza e Ministrit Niko Peleshi.
Por, gjurmët e Romeos, Aleksia nuk i ka fshirë ende në një hapësirë tejet private të saj.
Por, gjurmët e Romeos, Aleksia nuk i ka fshirë ende në një hapësirë tejet private të saj.
Bëhet fjalë për llogarinë që Peleshi ka në Instagram, përpos asaj publike. Trendi i dy llogarive është prezent në mesin e fytyrave publike.
Aty, ende janë fotografitë në momente private me Romeon, të shkrepura e të postuara kryesisht gjatë vitit të kaluar.