Prezantuesja shqiptare rrëzohet në ndejën e ditëlindjes
Një gjë e sikletshme i ndodhi Kiara Titos në festën e ditëlindjes.
Prezantuesja Kiara Tito ditë më parë festoi ditëlindjen e 24-të, me këtë rast organizoi një ndejë me miqtë e saj, shkruan lajmi.net.
Ajo ishte argëtuar pa fund në këtë festë, në të cilën çdo gjë e kishte menduar në detaje.
Nuk munguan fotografitë dhe videot nga ndeja për ditëlindjen e saj, ku përmbledhi momentet më të bukura të asaj nate.
Por, ajo pati një moment paksa të sikletshëm, teksa po vallëzonte ajo u rrëzua, por fatmirësisht nuk u lëndua.
“U vrava pak, por ja ka vlejt 😂”, shkroi ndër të tjera Kiara.