Pas dy vitesh martesë, çifti i njohur i ‘showbiz’-it finalizojnë divorcin
Fituesi i “Oscar”, Sean Penn dhe aktorja australiane Leila George kanë finalizuar divorcin.
Çifti i njohur i ‘showbiz’-it u lidhën fillimisht në vitin 2016 dhe më vonë u martuan në korrik 2020. George më pas bëri kërkesë për divorc në tetor 2021.
Këtë janar, dyshja – të cilët janë parë së bashku që nga paraqitja e divorcit, duke përfshirë edhe natën e Vitit të Ri – mbajtën gjyqin e tyre privat në mënyrë që të përshpejtonin procesin e divorcit përmes gjykatave të ngecura të Kalifornisë.
Fituesi i çmimit Oscar ka folur më parë në lidhje me arsyet e divorcit.
“Ka një grua me të cilën jam shumë e dashuruar, Leila George, të cilën e shoh ndonjë ditë tani, sepse e kam shkatërruar martesën,” tha ylli i “Mystic River” ne një intervistë të dhënë së fundmi për “Hollywood Authentic”.
“Ne ishim të martuar teknikisht për një vit, por për pesë vjet, unë isha një djalë shumë neglizhent”, shtoi ai.
61-vjeçari pohoi se nuk e ka tradhtuar kurrë aktoren australiane.
Kjo ishte martesa e tretë e yllit të “Milk”. Ai ishte më parë i martuar me Madonën nga viti 1985 deri në 1989 dhe aktoren e “House of Cards”, Robin Wright nga 1996 deri në 2010. Ai dhe Wright, kanë dy fëmijë, Dylan dhe Hopper.