“Pak famë gratis”, nga llogaria e Instagramit të Stresit publikohen bisedat e tij private me Melisën
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, rep artisti Stresi po vazhdon të mbetet ndër banorët më të komentuar, derisa me lojën e tij jehonë ka bërë gjithandej, përfshirë edhe mediat sociale.
Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, vetëm në llogarinë e Instagramit është shumë pranë të arrijë plot 1 milion ndjekës, teksa në të njëjtën llogari sonte janë publikuar disa imazhe thumbuese për banoren tjetër të BBVK-së, Melisën.
Pas debatit të Melisës dhe Stresit, ekipi i tij menaxhues i Instagramit të rep artistit ka bërë publike bisedat, ku vihet re se konkurrentja e tij i ka shkruar disa herë.
Në imazhet e publikuara nuk shihet asnjë përgjigje e Stresit ndaj saj, vetëm Melisa duke zhvilluar monolog me vetveten – por, siç e dimë ky aplikacion ka mundësinë e fshirjes së mesazheve të dërguara.
“Atëherë meqë disa persona nuk kanë arritë që të marrin famën nga show-et televizive dhe nga aty të vetëquhen këngëtare, dhe nuk po mund të arrijnë famën as në reality show BBVK dhe duke u munduar të bëjnë famë duke u kapur me Stresit, atëherë detyrohemi t’i shpërblejmë me pak famë gratis”, thuhet në reagimin e ndarë në Instagramin e Stresit.