Osmani: Serbia s’mund të fshihet se kinse e do paqen, ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë, ka thënë se Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin, duke e mohuar të vërtetën, raporton Gazeta Sinjali.
Osmani tha se e vërteta është një dhe e vetme, se në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm.
“Mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës.
Synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë, i të ardhmes sonë. Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm.”