VLEN: BDI të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Koalicioni VLEN ka dënuar incidentin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit dhe njëkohësisht kërkojnë nga BDI që të mos shpërndajë lajme të rrejshme për këtë rast.
VLEN, theksojnë nga atje, shprehim shqetësimin tonë se si një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës.
VLEN i bënë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së.
“Faktet janë si më poshtë:
- MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it.
- Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.
- Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë?
Dhe e ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat”, theksojnë nga VLEN.
Nga atje i bëjnë thirrje BDI-së të ndalojë përhapjen e manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa opinionin e ftojmë të mos bie pre e propagandës së BDI-së./Telegrafi/