Nusret poston foto nga restauranti i tij me këngëtaren shqiptare
Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restauranteve nëpër vendet e pasura të botës, Nusret Gokçe, është i njohur kudo.
Ai njihet si kuzhinieri më i famshëm në botë dhe për çmimet marramendëse në restaurantet e tij.
Restaurantet e tij njohin miliona vizitorë anembanë botës.
Madje në restaurantin e tij kanë shkelur edhe shumë figura shqiptare të njohura.
Por së fundi këngëtarja e njohur shqiptare Loredana ka vizituar restaurantin e tij. Foton e ka postuar vetë kuzhinieri.
Fotografinë e ka shpërndarë edhe Loredana.