Nushi për protestën para Kuvendit: Budallaki PO, Panik JO
Minuta më parë, para Kuvendit të Kosovës janë mbledhur disa qytetarë e aktivistë të Vetëvendosjes për të protestuar kundër mocionit të Qeverisë Kurti.
Protestë kjo e thirrur nga ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti.
E protesta po mbahet edhe në këtë kohë kur gjithë mjekët dhe ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje që të qëndrohet në shtëpi dhe të mos dilet, për shkak të përhapjes së Koronavirusit.
E këtë e ka quajtur budallai, sekretari i PSD-së, Nol Nushi, shkruan FaktePlus.
Postimi i plotë:
Valdrin Ahmeti nuk është veç qytetar i thjeshte, ai është sekretar i degës së Prishtinës, degës më të madhe e më të rëndesishme të VV-së në Kosovë. Nëse Veliu u shkarkua për një fjale goje, VV mund ta shkarkoje Valdrin Ahmeti nga detyrat e partisë si shenjë distancimi sepse distancimet e tjera nuk mjaftojnë. Edhe Valdrini sikurse Veliu paska mendim ndryshe nga qeveria, veçse Valdrini ka ndërmarrë veprime konkrete dhe ka organizuar njerëz.
Është vërtete marrëzi veprimi i Valdrinit dhe bashkëpartiakëve të tij. Ata rrezikojnë shëndetin për karrigen e liderit. Dhe jo vetëm shëndetin e tyre.
Budallaki PO
Panik JO