Fillon protesta e VV-së para Kuvendit
Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Valdrin Ahmeti, është paraqitur me disa persona para Kuvendit të Kosovës ne një protestë që ai vetë e thirri.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti beri thirrje për të protestuar në kohën kur Kuvendi po diskuton mocionin për rrëzimin e qeverisë. Dhe ishin vetëm ai dhe disa të tjerë që qëndronin me maska mbrojtëse. ‘Kundër mocionit’ shkruante në një pankartë që ai mbante në duar.
Momentalisht në Kuvend është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Sidoqoftë, vendimi i Qeverisë thotë se edhe jashtë orareve lëvizjet nuk guxojnë të jenë mbi dy persona bashkë.