Bëhet fjalë për reperët nga Shqipëria, Noizyn dhe Stresin, të cilët tanimë siç e dimë të gjithë kanë qenë rivalët më të mëdhenj sa i përket fushës së tyre.

Megjithatë, të njëjtit kanë thyer heshtjen duke folur për herë të parë ‘live’ në Instagram pas një periudhe të gjatë kohore.

Foto: Screenshot/YouTube

Përpara se të lidhej Noizy, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tregoi se ky komunikim ka thyer rekord shikueshmërie, ku vetëm për një minutë u grumbulluan rreth 30 mijë njerëz.

Me të nisur bisedën, reperët filluan përshëndetjet e më pas duke pyetur edhe për familjet e secilit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky duket të jetë hapi i radhës i artistëve për të njoftuar se kanë lënë çdo gjë në të kaluarën.

Të njëjtit për 12 vite kanë qenë shumë të komentuar për ofendimet, sharjet e ‘diss’-et nëpërmjet projekteve që kanë sjell.

Besohet të jetë një fillim i mbarë për vitin 2022, e pse jo në të ardhmen të kemi edhe një bashkëpunim nga dyshja e famshme e rap-it.