Nesër dhe pasnesër mbahen seanca të jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës dy ditët e ardhshme do të mbajë nga një seancë të jashtëzakonshme, me ç’rast do të debatohet lidhur me shpenzimet e bëra për pavarësi dhe KQZ-në.
Sipas një njoftimi të dërguar mediave bëhet e ditur se seanca e nesërme ka të bëj me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, shkruan FaktePlus.
“Në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër nga ora 10:00 do të ketë debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nga ora 10:00 të mërkurën do të ketë debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga presidenti Hashim Thaçi./FaktePlus