MSH: 557 raste të reja dhe 28 viktima
MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.885 testime kurse janë regjistruar 557 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 268, Kumanovë – 39, Veles – 29, Kavadar, Kërçovë dhe Strumicë nga 19, Tetovë dhe Shtip nga 17, Prilep – 16, Radovish – 15, Koçanë – 12, Manastir dhe Ohër nga 10, Kratovë – 8, Sveti Nikollë – 7, Gjevgjeli, Gostivar dhe Resnjë nga 6, Vallandovë dhe Negotinë nga 5, Dellçevë, Kriva Pallankë dhe Strugë nga 4, Vinicë dhe Probishtip nga 3, Makedonski Brod – 2, Dibër, Makedonska Kamenicë, Pehçevë dhe Berovë nga 1 rast.
Regjistrohen 572 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 28 pacientë. 26 në kushte spitalore kurse dy në kushte shtëpiake.
11 nga Shkupi (81, 78, 78, 77, 76, 75, 74, 72, 72, 65 dhe 58 vjeç), 3 nga Strumica (85, 78 dhe 74 vjeç), 3 nga Tetova (77, 69 dhe 69 vjeç), 2 nga Gostivari (78 dhe 63 vjeç), 2 nga Kumanova (68 dhe 45 vjeç) dhe nga një pacient nga Manastiri (74), Kërçova (78), Vallandova (83), Kavadari (74), Gjevgjelia (87), Ohri (59) dhe Struga(62).
Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.238.106 testime për COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 185.450, numri i të shëruarve është 166.099, kurse i viktimave – 6.367. Numri i rasteve aktive është 12.984.
Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 5.764, Tetova me 1.069, Kumanova me 901, Struga me 650, Gostivari me 598, Strumica me 498, dhe Kërcova me 489, u prijnë qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi.