Mjekët që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë
17 Shkurti i vitit 2008 është një nga datat më të rëndësishme për historinë e re të Kosovës. Në këtë ditë vendi ynë arriti që ta shpallë Pavarësinë.
Shpallja e Pavarësisë u realizua tetë vite pas çlirimit nga okupimi serb, periudhë kjo që përfundoi pas një lufte të ashpër nga ana e shtetit serb mbi civilët kosovarë ku u vranë mbi 13 mijë persona të pafajshëm, pleq, gra e fëmijë.
Deputetët që morën pjesë në legjislaturën e tretë të Kuvendit të Kosovës hyn në histori duke votuar dhe nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ndër 120 deputetë të Kuvendit, nëntë prej tyre ishin me profesion mjekë. Prej këtyre të fundit pati kirurg, anesteziolog, pediatër, etj.
Një nga deputetët mjek që nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë ishte edhe Alush Gashi, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe ish-ministër i Shëndetësisë. Nënshkrimin e hodhi edhe mjekja pediatre Flora Brovina.
Pas tyre vijnë, Gjylnaze Syla, specialiste e ekologjisë humane, Mimoza Ahmetaj, specialiste e ortodoncisë e Naser Rugova stomatolog, shkruan gazeta Shneta.
Mandej është edhe Numan Baliq me profesion kirurg, Nurishahe Hulaj që është specialiste doktor i shëndetësisë publike, si dhe Qamile Morina me profesion anesteziologe dhe gjinekologia Teuta Hadri.