Gripi sezonal/ Rritet numri i personelit shëndetësor në Gjilan
Për shkak të rasteve të shumta të gripit sezonal, është rritur numri i personelit shëndetësor në Gjilan.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.
“Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas. Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook