Miratohet marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve me Kanadanë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka thënë sot në mbledhjen e qeverisë se kanë filluar procedurat për lidhjen e marrëveshjes për njohjen e patentë shofereve me shtetin e Kanadasë.
Sfeçla tha se kjo Marrëveshje vjen për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Kanada.
Ai tha se deri tani qytetarët kosovarë u janë nënshkruar procedurave shtesë.
Ky vendim në qeveri u miratua me shumicë të votave.
Ministri Sfeçla poashtu njoftoi se kanë filluar procedurat për njohjen e patentë shoferëve edhe me Republikën e Turqisë.
Marrëveshja me Kanadanë dhe Turqinë vjen pas lajmit se edhe Gjermania do të i njeh patentë shoferët e Kosovës.
Ai u shpreh se kjo do të bëjë lehtësimin e procedurave për vozitje të qytetarëve që shkojnë në Turqi.