Ministria e Mbrojtjes po bëhet gati të ndërtojë depo armatimi për FSK-në
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2019/08/FSK.jpg)
Ministria e Mbrojtjes pritet të ndërtojë depo armatimi në kazermat e FSK-së në Gjilan, Ferizaj dhe Istog për dy vitet e ardhshme.
Vlera e parashikuar e kontratës për këtë projekt kap shifrën e 700 mijë eurove.
Njoftimi për kontratë i publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik parasheh që operatorët ekonomikë kanë afatin e fundit për dorëzimin e tenderëve më 10 shtator 2020.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2020/07/Screenshot_9-17.png)