Me nderime shtetërore varroset polici i vrarë në Zhur të Prizrenit
E nisën për në punë për të mos u kthyer më i gjallë.
Familja Thaqi nga Shkarashniku i Malishevës po presin për kryeshëndosh për më të dashurin e tyre.
Mes dhimbjesh e lotësh familjarët po i japin lamtumirën e fundit, Sami Thaqit i cili gjatë të Martës në një aksioni policor anti-drogë në Zhur të Prizrenit pas një shpërthimi të një eksplozivi, humbi jetën, shkruan FaktePlus.
Vëllau i të ndëjerit, Fadili tregon se me kënd e kishte kontaktin e fundit.
Tashmë kishte ardhur koha kur familjarët, qindra qytetarë e kolegë të Samiut, të përcillnin për në vazrrezat e fshatit.
Samiu u varros me nderime dhe ceremoni shtetërore
FaktePlus ka përcjellur ceremoninë e varrimit ku kolegët e Samiut vlerësuan lartë punën dhe kontributin e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj tha se ky rast nuk do t’i zbraps prap dhe do t’i bëjë më të fortë në luftën kundër krimit dhe narkotikëve.
E për Samiun dy fjalë pati edhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj.
E përfaësuesi i familjes Thaçi shpehu falenderim të veçant për të gjithë të pranishmit.
Në këtë aksion ku mbeti i vdekur Sami Thaqi, të plagosur mbetën edhe dy nga kolegët e tij dhe njëri nga fëmijët e të arrestuarti, ndërsa presidenti i vendit Hashim Thaqi pas këtij rasti, ka shpallur të enjëten ditë zie.