Lady Gaga zhvishet lakuriq për kopertinën e revistës “Paper”
Lady Gaga i hoqi të gjitha për revistën “Paper”.
33-vjeçarja ka pozuar nudo për edicionin e pranverës të revistës “Paper”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Në këtë fotosesion, Gaga u shfaq më ndryshe përmes skanimit të plotë të trupit me kamerat 3D.
Artisti belg Frederik Heyman përdori atë që njihet si një “Gaga Avatar” për të rindërtuar imazhin në “mjedise të ndryshme të ndërtuara dixhitalisht”.
“Kam qenë e obsesionuar për të ardhmen për kaq gjatë dhe pastaj u ktheva pas dhe shikova jetën time. I shpalosa të gjitha gjërat që kam mësuar, ato që më kanë ndihmuar dhe që më kanë lënduar, dhe që më mësuan pafundësisht shumë”, tha ajo.
Ylli tha se e kaluara ka ndikuar në muzikën e saj dhe se ka obsesion për të parë të ardhmen.
Gaga në fillim të këtij muaji lansoi albumin “Chromatica”, ndërsa kjo nuk është hera e parë që shfaqet lakuriq.