Ky ishte komandanti intelektual i UÇK-së
Ibrahim Selman Mazreku ishte ndër ata trima që iu përgjigj zërit të Kosovës së robëruar.
Ibrahimi lindi më 19. 11. 1969, në Malishevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa dy vjet të shkollës së mesme i kreu në Malishevë e dy të tjerat në Rahovec,që të gjitha me sukses të shkëlqyeshëm.
Se ishte i shkëlqyeshëm, e dëshmon edhe një video e cila po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, përcjell “Bota sot”.
Heroi i Kombit Ibrahim Mazreku (Tornado), ishte intelektual i mirëfilltë, kjo vërtetohet nga anglishtja e tij e pastër në këtë video.
Komandanti intelektual i Njësitit Arbëri të UÇK-së!Heroi i Kombit Ibrahim Mazreku (Tornado), ishte intelektual i mirëfilltë, kjo vërtetohet nga anglishtija e tij e pastërt në këtë video, ai ishte në prag te diplomimit në ekonomi kur ra heroikisht me 2 Qershor 1999.Refreni i këngës "ushtoj Kleqka natje heret UÇK-ja po i mbush manzerret" te drithëron trupin dhe te ngjallë atëdhedashurinë.Ibrahim Mazreku sikruse secili deshmorë i kombit jetonë në shpirtin trupin dhe ndërgjegjien e kombit tonë te vuajtur e plote krenari.Sot ne brezat qe jetojmë dhe ata qe do te vijnë ju kemi borxh përuljen e respektin para lavdisë se tyre.Përulje deri në tokë dhe respekt deri në qiell vepres se dëshmorit te kombit Ibrahim Mazrekut nga Malisheva.Xh.S
Gepostet von Xhevdet Smakiqi am Montag, 18. November 2019
Ibrahim Mazrekaj ishte në prag te diplomimit në ekonomi kur ra heroikisht me 2 Qershor 1999.
Ibrahim Mazreku është varrosur në Kleçkë, me nderime ushtarake, më 2 qershor 1999, ndërsa është rivarrosur më 14. 8. 2000, në Varrezat e Dëshmorëve, po në Kleçkë.
Ibrahimi la katër djem – Butrintin, Shkëlqimin, Valdrinin, Adhurimin dhe të shoqen Xhemile. Ai ra në altarin e atdheut, ra për të mos vdekur kurrë. /FaktePlus