Ky është deputeti i LDK-së që mund të kandidohet për kryetar të Podujevës
Për shumë vite u mor me gjendjen e të sëmurëve në Insitutin e Onkologjisë, pranë ShSKUK-së, punë të cilën vazhdon ta bëjë edhe tani.
Është onkologu më i njohur kosovar dhe njëri ndër onkologët e parë në Evropë i cili shërben në Klinikën Digjitale, shkruan FaktePlus.
Bëhet fjalë për ish drejtorin e Insitutit të Onkologjisë, tashmë deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni.
Pavarërisht që profesioni i tij prej mjeku i sjellë obligime të mëdha, Hyseni që të kontribuojë në mënyrë më të drejtëpërdrejtë për qyettarët vendosi që në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 të kandidojë për deputet në radhët e LDK-së, çka edhe mori votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e legjislativit.
Por, tashmë kur institucionet e vendit janë konstituuar dhe shumë pozita të kabinetit qeveritar kanë qenë befasuese, njëra ndër to është edhe ajo e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliut ku ky i fundit është zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës, çka ka bërë që Komuna e Podujevës të shkojë në zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
E, emri i personit i cili po përflitet që mund të jetë kandidat potencial për kryetar të Komunës së Podujevës, është pikërisht Ekrem Hyseni nga radhët e Lidhjes Demokraatike të Kosovës.
Hyseni, në një prononcim për FaktePlus gjatë ditës ka mohuar këto zëra, duke thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare.
“Këto janë vetëm mendime të opinionit dhe nuk kemi asgjë prej partisë, dhe sot proceset po marrin kahje tjetër. Sigurisht se do të mblidhet Kryesia e LDK-së dhe pastaj e shohim. Nuk ka diçka konkrete, nuk ka zyrtare, asgjë as prej partisë e as prej ish-kryetarit Agim Veliu, tash ministër i Brendshëm as prej strukturave të tjera, pra për momentin nuk ka asgjë konkrete, me siguri partia do ta merr këto ditë një vendim”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa, i pyetur se a do ta pranojë këtë pozitë nëse veç vendoset nga Kryesia e LDK-së, Hyseni ka thënë se kjo do të bëhet në koordinim të plotë.
“Asgjë nuk kemi vendos, ne normalisht që këto i diskutojmë dhe vendimet kanë me u marr me siguri në koordinim të plotë”, ka thënë ai për FaktePlus.
Podujeva në zgjedhje, kush do të ulet në karrigen e Agim Veliut
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, në komunën e Podujevës, LDK-ja kishte fituar me një diferencë të vogël nga Lëvizja Vetëvendosje.
LDK në këtë komunë kishte fituar 38.60 për qind apo 12 mijë e 877 vota, duke e lënë pas Lëvizjen Vetëvendosje me vetëm 2000 mijë vota më pak./FaktePlus