Kush është bukuroshja shqiptare që pozoi zhveshur në borë
Në hapat e motrave Kardashian, është edhe një bukuroshe shqiptare që pozoi e zhveshur në dëborë.
Të gjithë po përjetojmë temperaturat e ulëta të këtij dimri dhe gjëja e fundit që na shkon në mendje është të veshim bikini dhe të dalim me to. Epo, kjo gjë nuk vlen për vajzat e njohura, të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë gjithçka për një foto të bukur në borë.
Fillimisht ishin motrat Kardashian, Kendall dhe Kourtney që realizuan një foto me bikini në mes të borës, ndërsa tani është Anxhelina Hadërgjonaj ajo që na surprizoi me një foto të tillë. “Keeping Up With Gina”, shkruan ajo në Instagram, ku ka postuar foton.
Anxhelina shfaqet e veshur me bikini të kuqe dhe sipër mban veshur edhe një xhup në po të njëjtën ngjyrë. Duhet të themi që është një foto shumë e bukur, edhe pse ne vazhdojmë të dridhemi nga të ftohtët dhe nuk do të guxonim të sakrifikonim kaq shumë për një foto. Kujtojmë se vajza e vogël e këngëtares
Albërie Hadërgjonaj jeton prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndan apartamentin me një person shumë të afërt me familjen Kardashian, makeup artistin me origjinë shqiptare Ariel Tejada.