Kryetari Imri Ahmeti njeri i qejfit, si ndal drekat e koktejet
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me veprimet e fundit po tregohet se është njeri i qejfit. Ai për dëfrim, zbavitje e argëtim me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk ka kursyer fare paratë e buxhetit të komunës.
Me buxhet të komunës ai ka shtuar dreka e ka organizuar kokteje.
Tenderin “Koktej me rastin e ditës së pavarësisë 17 shkurtit” e kishte fituar kompania “Razafa 1”, derisa në garë kanë qenë tri kompani.
Mirëpo, Ahmeti nuk është ndalur me kaq. Ende pa kaluar java, më saktësisht gjatë ditës së sotme është bërë publik edhe një tender, që është shpallur për të festuar.
Në këtë njoftim tregohet se Komuna e Lipjanit ka shpenzuar afro 1 mijë euro për një drekë zyrtare, saktësisht 945 euro.
Tenderin “Drekë zyrtare me rastin e ditës së pavarësisë 17 shkurtit” e ka fituar kompania: “Centrum” Shpk./FaktePlus