Imri Ahmeti me para të shtetit i qeras me drekë punëtorët
Festa po afrohet. E organizimet për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës tashmë janë në finalizim. Kështu të organizuar do ta presin ditën e 17 Shkurtit edhe punëtoret e Komunës së Lipjanit.
Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti që është nga radhët e LDK-së, ka vendosur që punëtorët e tij me rastin e festës së pavarësisë t’i shpërblejë më një koktej.
Natyrisht që për këtë aheng kryetari ka shpallur edhe një tender dhe pagesën do të kryej me paratë e komunës, shkruan FaktePlus.
Në njoftimin që është bërë publik në KRPP është treguar se kokteji kësaj komune do t’i kushtojë 390 euro.
Tenderin “Koktej me rastin e ditës së pavarësisë 17 shkurtit” e ka fituar kompania “Razafa 1”, derisa në garë kanë qenë tri kompani./FaktePlus