Kosova zë vendin e pestë në botë për rezervat e linjitit
Duke marrë parasysh që burimi kryesor i energjisë në Kosovë është Linjiti atëherë edhe gjenerimi i energjisë elektrike është i bazuar kryesisht në termocentralet e linjitit (TC A dhe TC B të cilat menaxhohen nga KEK-u) dhe pjesërisht nga Burimet e Ripërtëritshme.
Kosova zë vendin e pestë në botë për rezervat e linjitit, i cili është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, që furnizon pjesën më të madhe të prodhimit total të energjisë elektrike përmes “TC Kosova A e cila ka 3 blloqe aktive dhe TC “Kosova B me dy blloqe punuese”.
Të dy këto termocentrale së bashku kapacitetin maksimal prodhues e arrijnë në rreth 900 MWh.