Kompania të cilës iu zunë 2.2 ton kokainë merrej me shitjen e mishit
Pas lajmit tronditës në të cilën thuhet se Policia e Kosovës sekuestroi 2.2 ton kokainë, mësohet se përmes cilës kompanie u transportuan në Kosovë.
Kompania “MC Foods” nga Lipjani, e cila importonte mish qe vinte nga Shqipëria si dhe produkte të tjera të qumështit, vezëve vajrave dhe ushqime të tjera detare ishte transporti kryesor i bartjes në drogës në Kosovë. Pronari i saj, sipas të dhënave të ARBK-së, është Izet Sheqiri
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.
Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet e Top Chanel dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.
Kjo është kompania që i transportonte 2.2 tonë drogë në Kosovë