Kjo është kompania që i transportonte 2.2 tonë drogë në Kosovë
Policia e Kosovës ka sektuestruar 2.2 tonë kokainë.
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.
Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet e Top Chanel dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove.
Sipas burimeve të portalit “Front Online” kamioni me tabela 01 263 OD është aset i kompanisë “MC Foods” nga Lipjani.
Pronari i saj, sipas të dhënave të ARBK-së, është Izet Sheqiri.