Kjo është banka e re që po hapet në Kosovë (Foto)
Konkurrenca në sektorin bankar në Kosovë pritet të rritet. Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 10 banka të ndryshme komerciale. Por, ky numër pritet të rritet.
Edhe një bankë e re shumë shpejt do të hapen në territorin e Kosovës. Kërkesa e saj është shqyrtuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Bëhet fjalë për bankën nga Shqipëria “Credins”, që po interesohet të veproj edhe në Kosovë, madje kjo bankë është e treta më e madhe në Shqipëri sipas aktiveve.
Ardhjen në Kosovë të kësaj banke muaj më parë e kanë konfirmuar edhe Maltin Korkuti, drejtor i Përgjithshëm i Bankës, duke thënë se “pas 16 viteve eksperience në tregun shqiptar, Credins Bank ka vendosur të ndërmarrë një tjetër sfidë, duke e shtrirë aktivitetin edhe në Kosovë”.
Puna e hapjes së kësaj banke tashmë është duke u finalizuar në Prishtinë.
Në disa fotografi që sjellë FaktePlus, shihet edhe objekti i këaj banke të cilës është drejt hapjes.
Kjo bankë do të hapet në Prishtinë respektivisht “Te Qafa”.
Për ardhjen e kësaj banke nga Shqipëria FaktePlus ka raportuar edhe më herët.
Ndryshe në Kosovë sot operojnë 10 banka komerciale dhe përbëjnë 67.5 për qind të aseteve totale të sektorit financiar.
Produktet dhe shërbimet e tyre përfshijnë llogaritë bankare, kreditë, pagesa vendore dhe ndërkombëtare, kartela bankare, garancione bankare, letër kredi, e-banking.
Qasja në shërbimet e këtyre bankave mundësohet aktualisht përmes 223 degëve dhe nëndegëve, 500 ATM-ve dhe 12,303 POS dhe 228.745 llogarive e-banking.
Aktiviteti i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.
Nga totali i kredive është 2,489 milionë euro, kreditë për ndërmarrjet janë 36.27% ndërsa kreditë për individë 63.51%. Pjesa më e madhe e këtyre kredive absorbohet nga ndërmarrjet e sektorit të tregtisë (50,3% për qind e kredive të ndërmarrjeve), përderisa sektori i industrisë (përfshirë minierat, prodhimtarinë, energjinë dhe ndërtimtarinë) ka 24.27% të gjithsej kredive të ndërmarrjeve. Sektori i bujqësisë aktualisht përbën 3.87% të gjithsej kredive për ndërmarrje.
Bankat komerciale në Kosovë kanë strukturë të ndryshme aksionare. Tetë prej tyre janë banka me kapital të huaj dhe dy me kapital vendor./FaktePlus