Kim e konfirmon se ajo dhe Kanye po bëhen prindër të fëmijës së katërt
Kim Kardashian dhe Kayne West po presin që t’i vijë në jetë edhe një fëmijë.
Ata janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa dy prej tyre janë biologjikë të lindur nga vetë Kim.
Ndërsa fëmija më i voglël, Chicago ka ardhur në jetë me anë të një nëne surogate, e cila ka mbajtur fëmijën e tyre në bark për nëntë muaj, shkruan Gazeta Express.
E ndërsa raportimet se ata po presin në të njëjtën mënyrë edhe fëmijën e katërt duket se janë të vërteta.
Është vet Kim ajo e cila e ka konfirmuar këtë, në emision me Andy Cohen.
Më parë Kanye dhe Kim kanë marrë vëmendjen e mediave, kur Kanye ka thën se dëshiron të ketë shtatë fëmijë, ndërsa Kim nuk ka qenë aspak e pajtimit me këtë.
Ylli televiziv gjithmonë ka folur për atë se sa e mundon shtatzënia dhe nuk mund ta durojë trupin e saj kur është shtatzënë.
Duket se çifti kanë gjetur mënyrën tashmë për të bërë shtatë fëmië dhe të gjithë ta kenë më të lehtë.