Këto janë mallrat që eksportohen dhe importohet më së shumti në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2018.
ASK ka dhënë më gjerësisht shumë sqarime, në detaje, për atë se çka eksporton vendi ynë në tregun e jashtëm dhe çka importon nga tregu i jashtëm.
Në këtë publikim të statistikave të tregtisë së mallrave, Kosova ka eksportuar artikujt e drurit më së shumti, e ky eksportim ka kapur vlerën prej 5.6 milion euro. Vendi ynë gjithashtu ka importuar më së shumti artikujt e metalit në vlerë prej 372.1 milionë Euro.
Të dhënat nga tregtia e mallrave në Kosovë, në vitin 2018, tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2 979.5 milionë Euro, ose shprehur në përqindje, deficiti tregtar është më i lartë për 11.6%, krahasuar me vitin 2017. Pra, edhe në këtë vit ishte bilanci negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 367.5 milionë Euro, ndërsa totali i importeve ishte 3 347.0 milionë Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 11.0%.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë viti 2018 me ato të vitit 2017, shifrat tregojnë se ka një rënie vjetore prej (-2.8%), ku tregon se Kosova vazhdon të ketë bilancin negativ tregtare.
Njoftimi i plotë i ASK-së:
Eksportet sipas sektorëve në këtë vit kishin rritje në këto grupe: drunj dhe artikuj prej druri, në vlerë rreth 5.6 milionë Euro, krahasuar me 4.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 1.5% e eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 28.5%; artikuj të ndryshëm të prodhuar në vlerë rreth 13.1 milionë Euro, krahasuar me 10.3 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.6% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 26.8%; produkte të industrisë kimike në vlerë rreth 7.4 milionë Euro, krahasuar me 5.8 milionë Euro në vitin 2017, ose 2.0% e eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 26.6%; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 44.7 milionë Euro, krahasuar me 35.6 milionë Euro në vitin 2017, ose 12.2% e eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 25.7%; makineri, pajisje mekanike dhe elektrike në vlerë rreth 11.5 milionë Euro, krahasuar me 9.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.1% e importeve të përgjithshme me rritje prej 22.0%; artikuj prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit në vlerë rreth 7.7 milionë Euro, krahasuar me 6.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 2.1% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 19.8%; tekstil dhe artikuj tekstili në vlerë rreth 10.6 milionë Euro, krahasuar me 9.9 milionë Euro në vitin 2017, ose 2.9% e importeve të përgjithshme me rritje prej 7.1%; ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan në vlerë rreth 39.0 milionë Euro, krahasuar me 36.8 milionë Euro në vitin 2017, ose 10.6% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 5.9%; letër dhe artikuj prej letre në vlerë rreth 5.3 milionë Euro, krahasuar me 5.2 milionë Euro në vitin 2017, ose 1.5% të eksporteve të përgjithshme me rritje prej 2.8%; produktet bimore në vlerë rreth 23.8 milionë Euro, krahasuar me 23.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 6.5% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 1.7%.
Gjatët kësaj periudhe, rënie të eksporteve kishte në këto grupe: produktet minerale në vlerë rreth 51.2 milionë Euro, krahasuar me 72.6 milionë Euro në vitin 2017, ose 14.0% e eksporteve të përgjithshme me rënie prej 29.5%; veshmbathjet e këmbëve (këpucë dhe pjesët e artikujve të tillë) në vlerë rreth 2.0 milionë Euro, krahasuar me 2.7 milionë Euro në vitin 2017, ose 0.6% e eksporteve të përgjithshme me rënie prej (-24.5%); lëkurë dhe artikuj prej saj në vlerë rreth 10.9 milionë Euro, krahasuar me 11.8 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.0% e eksporteve të përgjithshme me rënie prej (-7.6%); metale bazë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 125.2 milionë Euro, krahasuar me 135.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 34.1% e eksporteve të përgjithshme me rënie prej (-7.5%).
Një trend pozitiv të rritjes së eksporteve nga 2008-2018, kanë pasur këto grupe të sektorëve: ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan nga 10.5 milionë Euro në 39.0 milionë Euro; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre nga 6.4 mijë Euro në 44.7 milionë Euro; produkte bimore nga 8.9 milionë Euro në 23.8 milionë Euro; artikuj të ndryshëm të prodhuar nga 2.3 Euro në 13.1 milionë Euro; tekstil dhe artikuj tekstili nga 2.5 milionë në 10.6 milionë Euro.
Të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës, në vitin 2018, kanë shënuar një rritje vjetore rreth 9.8%, duke krahasuar me vitin paraprak 2017.
Rritje të importet sipas sektorëve janë vërejtur në këto grupe: metale bazë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 372.1 milionë Euro, krahasuar me 307.1 milionë Euro në vitin 2017, ose 11.1% e importeve të përgjithshme me rritje prej 21.2%; makineri, pajisje mekanike dhe elektrike në vlerë rreth 435.1 milionë Euro, krahasuar me 361,4 milionë Euro në vitin 2017, ose 13.0% e importeve të përgjithshme me rritje prej 20.4%; artikuj të ndryshëm të prodhuar në vlerë rreth 105.5 milionë Euro, krahasuar me 88.2 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.2% e importeve të përgjithshme me rritje prej 19.6%; tekstil dhe artikuj tekstili në vlerë rreth 162.5 milionë Euro, krahasuar me 139.9 milionë Euro në vitin 2017, ose 4.9% e importeve të përgjithshme me rritje prej 16.1%; produkte minerale (lëndët djegëse) në vlerë rreth 510.5 milionë Euro, krahasuar me 442.6 milionë Euro në vitin 2017, ose 15.3% e importeve të përgjithshme me rritje prej 15.3%; lëkurë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 10.2 milionë Euro, krahasuar me 9.0 milionë Euro në vitin 2017, ose 0.3% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 11.2%; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 214.0 milionë Euro, krahasuar me 194.2 milionë Euro në vitin 2017, ose 6.4% e importeve të përgjithshme me rritje prej 10.2%; kafshë të gjalla, produkte me origjinë kafshe në vlerë rreth 132.0 milionë Euro, krahasuar me 121.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.9% e importeve të përgjithshme me rritje prej 8.7%; veshmbathjet e këmbëve (këpucë dhe pjesët e artikujve të tillë) në vlerë rreth 39.1 milionë Euro, krahasuar me 36.2 milionë Euro në vitin 2017, ose 1.2% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 8.0%; artikuj prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit në vlerë rreth 118.1 milionë Euro, krahasuar me 111.0 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.5% e eksporteve të përgjithshme me një rritje prej 6.3%; letër dhe artikuj prej letre në vlerë rreth 47.7 milionë Euro, krahasuar me 46.0 milionë Euro në vitin 2017, ose 1.4% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 3.5%; produkte të industrisë kimike në vlerë rreth 235.1 milionë Euro, krahasuar me 230.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 7.0% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 2.1%; ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan në vlerë rreth 400.5 milionë Euro, krahasuar me 395.8 milionë Euro në vitin 2017, ose 12.0% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 1.2%; mjetet e transportit të ndryshëm në vlerë rreth 268.7 milionë Euro, krahasuar me 267.5 milionë Euro në vitin 2017, ose 8.0% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 0.4%.
Kurse, gjatë kësaj periudhe ka rënie të importeve në këto grupe: drunj dhe artikuj nga druri në vlerë rreth 73.5 milionë Euro, krahasuar me 77.1 milionë Euro në vitin 2017, ose 2.2% e importeve të përgjithshme me rënie prej (-4.8%; yndyrërat në vlerë rreth 27.9 milionë Euro, krahasuar me 28.3 milionë Euro në vitin 2017, ose 0.8% e importeve të përgjithshme me rënie prej (-1.5%).
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 110.8 milionë Euro, ose rreth 30.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (-17.7%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermani (6.8%), Holanda (4.0%), Sllovenia (3.7%) dhe Britania e Madhe (2.7%). Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë vendet e BE-së kanë te këto grupe: plastikë dhe artikujt prej saj me 20.9 milionë Euro, ose rreth 18.9%; xeheroret, ngjyrat dhe hiri me 16.4 milionë Euro, ose rreth 14.8%; lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale me 14.1 milionë Euro, ose rreth 12.8%.
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 457.3 milionë Euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.8%), Italia (6.1%), Greqia (3.7%), Sllovenia (2.8%) dhe Polonia (2.6%).
Vendet e BE-së mbulojnë pjesën më të madhe të importeve të përgjithshme të Kosovës. Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapituj: lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, 246.7 milionë Euro, ose rreth 16.9%; mjetet e transportit të ndryshëm, 236.6 milionë Euro, ose rreth 16.2%, etj.
Ndërkaq, gjatë vitit 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 173.5 milionë Euro, ose 47.2% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-5.2%). Partnerë kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.6%), Maqedonia (11.9%), Serbia (9.1%) dhe Mali i Zi (5.3%).
Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë vendet e CEFT-së kanë te këto grupe: artikujt prej hekuri dhe çeliku, 26.9 milionë Euro, ose rreth 15.5%; hekuri dhe çeliku, 24.9 milionë Euro, ose rreth 14.4%; pijet, pijet alkoolike dhe uthullat, 20.9 milionë Euro, ose rreth 12.1%, etj
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2018, arritën në 853.5 milionë Euro, ose 25.5% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.3%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (11.6%), Shqipëria (6.2%) dhe Maqedonia (5.1%).
Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapitujt: hekuri dhe çeliku, 162.3 milionë Euro, ose rreth 19.0%; lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, 144.5 milionë Euro, ose rreth 16.9%, etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 83.1 milionë Euro, ose 22.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (9.9%) dhe Zvicra (7.8%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 1 036.1 milionë Euro, ose 31.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.1%) dhe Kina (9.3%).
Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për vitin 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/tregtia-e-jashtme