Keqpërdorimi me doreza dhe maska i ministrit Vitia, i bleu më shtrenjtë për 3500 për qind
Ministria e Shëndetësisë, që drejtohet nga Arben Vitia ka shpenzuar miliona euro gjatë kohës së pandemisë për tu furnizuar me materiale të ndryshme. Mirëpo, bjerja e tyre është përcjellur me keqpërdorime dhe fryrje të çmimeve.
Në dokumentet që ka siguruar FaktePlus shihet qartë se si janë rritur çmimet për blerjen e dorëzave dhe maskave.
Në këto dokumente tregohet se dorëza e maska janë blerë 2200% deri në 3500% më shtrenjtë se SHSKUK.
Ministria e Shëndetësisë në procedurën e 10 te zhvilluar me negocim në kohën e pandemisë COVID-19, më 23.04.2020 ka shpërblyer me kontratë kompaninë NP.KOMED, për Lot 1, 12,13,14,17.
Lot 1 – Maska kirurgjike është kontraktuar me çmim 0,56 euro, derisa për këto maska SHSKUK ka kontratë valide për furnizim me çmim shumë më të ulët me 0,016 euro, raporton FaktePlus.
Kontrata për maska kirurgjike është valide mes SHSKUK-së dhe kompanisë “Agani L.T.D” SHPK’ deri më datë 22.09.2020.
MSh ka blerë maska me çmim 3500% me shtrenjtë se kontrata valide për furnizim për maska kirurgjike që e ka SHSKUK.
Gjithashtu me çmime super të shtrenjta janë blerë edhe dorëzat.
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontrata për dorëza me kompaninë NP.KOMED.
Lot 12- doreza sterile S, MSH i ka kontraktuar me çmim 0.44 euro, derisa SHSKUK dorëzat e madhësisë S i ka paguar me çmim 0,02 euro. kontrata e SHSKUK ka qenë valide për furnizim me kompaninë “Made-Kos” deri me 11.06.2020.
Lot 13- doreza sterile M, MSH i ka kontraktuar me çmimin 0.48Euro, derisa SHSKUK dorëzat e madhësisë M i ka paguar me çmimin 0,017Euro, kontrata e SHSKUK ka qenë valide për furnizim me kompaninë “Agani L.T.D” SHPK’ deri me 27.09.2020.
Lot 14- doreza sterile L, MSH i ka kontraktuar me çmimin 0.52Euro, derisa SHSKUK dorëzat e madhësisë L i ka paguar me çmimin 0,018 euro. kontrata e SHSKUK ka qenë valide për furnizim me kompaninë “Agani L.T.D” SHPK’ deri me 27.09.2020.
MSh ka blerë dorëzat me çmimi 2600% me shtrenjtë se kontrata valide për furnizim që e ka pasur SHSKUK me Operator Ekonomik./FaktePlus/.
Keqpërdorime dhe hajni milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti
Produkti | Çmimi i kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë në pandemi, | Çmimi që ka qenë i kontraktuar nga SHSKUK | %
Rritjes së çmimeve |
Maska kirurgjike | 0,56 Euro | 0,016 Euro | 3500 % |
Doreza sterile L | 0,52 Euro | 0,018 Euro | 2900 % |
Doreza sterile M | 0,48 Euro | 0,017 Euro | 2820 % |
Doreza sterile S | 0,44 Euro | 0,02 Euro | 2200 % |
Dokument: Këto janë kompanitë që kanë përfituar në kohën e pandemisë