Ishte në gjumë, plagoset me armë zjarri mbesa 4-vjeçare e George Floyd në SHBA
Një 4 vjeçare është qëlluar me armë zjarri në shtratin e saj në SHBA. Mediat e huaja bëjnë me dije se vogëlushja ishte mbesë e afrikano-amerikanit, George Floyd.
Ndër të të tjera raportohet se, Ariana e vogël është qëlluar me plumb në trup dhe tashmë, siç theksohet në një njoftim zyrtar të autoriteteve policore të Houston, ajo ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pas një operacioni urgjent që kreu.
Ndërkohë mësohet se nga të shtënat vogëlushes i janë dëmtuar mushkëritë dhe mëlçinë, ndërsa i thyen edhe tre brinjë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe në banesën e familjes në Hjuston, përveç fëmijës 4-vjeçar, ndodheshin edhe pesë persona të tjerë.
Autoritetet policore të Hjustonit, në njoftimin e tyre zyrtar, theksojnë se ende nuk dihet nëse sulmi është kryer nga një autor apo më shumë, as motivet e ngjarjes.
Familja e vajzës së vogël, sipas ABC 13 Houston, shpesh merrte pjesë në marshime dhe mitingje, duke kërkuar drejtësi për George Floyd. Në to ka marrë pjesë edhe vajza 4-vjeçare. Babai i vogëlushes ka deklaruar se ka arsye të besojë se shtëpia e tij është shënjestruar. Gjithashtu babai i 4 vjeçares ka konfirmuar se policia ka mbërritur në orën 7 të mëngjesit, më shumë se katër orë pas ngjarjes tragjike./abcnews.al