Ish e dashura e Haxhi Krasniqit bëhet nënë, zbulon lidhjen me futbollistin e njohur
Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjell në jetë një djalë, i cili është fryt i lidhjes së saj me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral.
Lajmin e bëri të ditur vet Lushtaku përmes publikimit të disa fotografive në Instagram, ku përveç kumtimit të lajmit se është bërë nënë – ajo zbuloi edhe partnerin e saj, i cili deri më tani ka qenë enigmatik.
Djali i tyre duket se ka ardhur në jetë rreth një muaj më parë.
“Ti ishe sekreti jonë më i bukur. Urime një muaj jetë djali jonë”, shkroi modelja bukuroshe në mbishkrimin e fotografisë.
Edhe Demiral publikoi gjithashtu në Instagramin e tij disa fotografi të çiftit me djalin e tyre.
https://www.instagram.com/p/CdykdO6LgeY/?utm_source=ig_embed&ig_rid=52f1d475-1463-4eb8-a11b-f34835398769
“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi në mbishkrimin e fotografive futbollisti i Serie A.
Heidi përndryshe ka një karrierë mjaft të suksesshme si modele në Gjermani, gjersa për vite me radhë ajo ka qenë e përfolur në shoubizin shqiptar për lidhjen me boksierin, Robin Krasniqi, i cili u martua javën e kaluar.
Ndërkohë, 24-vjeçari turk aktualisht luan te Atalanta si huazim nga Juventusi dhe pritet të kthehet gjatë verës te klubi italian.