“Ia fala se ishte punëtor e nuk i dalin as 5 paga që ta paguaj dëmin”, Roberti flet pas aksidentit
Ai u përfshi në një aksident me një kamion, shkruan lajmi.net.
Videoja e publikuar nga Insajderi, shihet se ngjarja ka ndodhur tek “Rrethi me flamur”, në Prishtinë.
Në pamjet e publikuara, këngëtari shihej i nervozuar teksa bisedonte me të pranishmit në vendngjarje.
Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
E për këtë ka folur edhe vet Roberti, ku përmes storjeve ka shpjeguar se nuk ka patur asgjë serioze.
Ai sqaroi se kamioni e ka përplasur atë nga mbrapa, e u shpreh se ia ka falur.
Ndërsa për Panorama Plus ai kishte sqaruar se arsyeja pse ja ka falur kishte të bënte me financat e personit që e goditi atë.
“Aksident i lehtë. Një kamion nga më të mëdhenjtë më goditi nga pas. Ia fala se ishte punëtor e nuk i dalin as 5 paga që ta paguaj dëmin.”, kishte thënë ai.