Hyri e zhveshur në finalen e Ligës së Kampionëve, e bën përsëri në garën e skijimit
Të gjithë e mbani mend finale e Ligës së Kampionëve, jo vetëm fitoren e Livepool, por edhe ndërhyrjen e Kinsey Wolanski, e cila hyri e zhveshur në fushë.
Binodina seksi e ka bërë të njëjtën gjë edhe në Kupën Botërore të Skive në FIS në Austri duke ndërprerë lojën për të shfaqur një baner në të cilin shkruante emri i legjendës së basketbollit Kobe Bryant, tashmë i ndjerë.
Wolanski u viral vitin e kaluar kur ajo pushtoi fushën gjatë fitores së Liverpool ndaj Tottenham në Madrid.
Dhe 23-vjeçarja ishte në qendër të vëmendjes edhe një herë, pasi ajo përkohësisht ndaloi sllallomën e burrave në Kupën Botërore të Skive në FIS në Schladming, Austri, të martën në mbrëmje.
Skiatori italian Alex Vinatzer besoi se ai kishte zënë kohën e shpejtë gjatë vrapimit të dytë dhe filloi të festojë ndërsa turma brohoriste.
Por Vinatzer nuk e ka vërejtur Wolanski, e cila tashmë ishte brenda fushë duke mbajtur një flamur ku shkruante ‘RIP Kobe’ si haraç për legjendën e NBA, i cili vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna në një përplasje me helikopter në Kaliforni të dielën.
Pas paradës para turmës me flamurin e saj, Wolanski u kap nga sigurimi.
Gjatë finales së Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, Wolanski u fut në fushë për të promovuar faqen e internetit për të rritur ‘Vitaly Uncensored’.