Hidhet shorti për “Eurovision 2020”, ja kur garon Shqipëria
Është mësuar se në cilën natë gjysmëfinale do të performojë Shqipëria në “Eurovision”.
Festivali evropian “Eurovision” këtë vit mbahet në Holandë, shkruan lajmi.net.
Tashmë edhe zyrtarisht është hedhur shorti për netët finale, ku dihet renditja e shteteve në këtë garë.
Gjashtë shtetet që hyjnë automatikisht në finale janë: Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Arilena Ara, e cila përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision” do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta me radhë.
Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Roterdam.
Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të shteteve që garojnë në dy netët gjysmëfinale:
Gjysmë-finalja e parë:
Maqedonia e Veriut
Bjellorusia
Lituania
Suedia
Sllovenia
Australia
Irlanda
Rusia
Norvegjia
Qipro
Kroacia
Azerbajxhani
Malta
Izraeli
Ukraina
Rumania
Belgjika.
Gjysmë-finalja e dytë:
Austria
Moldavia
Polonia
San Marino
Serbia
Islanda
Republika Çeke
Greqia
Estonia
Danimarka
Bullgaria
Zvicra
Finlanda
Armenia
Letonia
Gjeorgjia
Portugalia
Shqipëria./FaktePlus