Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë bëri manipulime me rastet e COVID-19 në mënyrë që të abuzonte me tenderë
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka prezantuar dhe krahasuar të dhënat lidhur me rastet e testimeve, infektimeve e vdekjeve nga koronavirusi.
Haxhiu në ‘Facebook’ ka thënë se ministria e Shëndetëisë ka mashtruar kur ka thënë se Kosova qëndron mirë me menaxhimin e pandemisë dhe se ka abuzuar me buxhetin duke bërë blerje me çmime deri 3500% më shtrenjtë se çmimet e kontratave në SHSKUK.
“Janë 141 vende në botë që e kanë numrin e rasteve të vdekjes nga COVID-19 për 1milion banorë më të vogël se Kosova. Janë 135 vende në botë që e kanë numrin e rastve pozitive (sëmundshmërisë) me COVID-19 për 1milion banorë më të vogël se Kosova. Janë 100 vende në botë që kanë bërë teste për COVID-19 për 1 milion banorë më shumë se Kosova”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas ‘Kamishit’, ajo që e quan manipulim të rasteve ka lidhshmëri me çështjen e tenderëve.
“Ministria e Shëndetësisë është munduar të prezantojë në mënyrë manipulative, krahasimet e rasteve në Kosovë me ato në botë. Prezantimi manipulativ i situatës tek ne, krahasuar me situatën në botë ka pasur për qëllim që Ministria e udhëhequr nga Arben Vitia t’i hapë rrugën vetes për të bërë keqpërdorime, manipulime dhe blerje abusive me tender në kohën e pandemisë”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas tij, Kosova po e menaxhon pandeminë falë investimeve dhe përmirësimeve të bëra kur PDK-ja e kishte këtë dikaster.
“Kosova situatën me COVID-19 është duke e menaxhuar falë profesionistëve shëndetësorë dhe investimeve dhe përmirësimeve që janë bërë dy viteve të fundit në sistemin tonë shëndetësorë nga ministri Uran Ismajli dhe PDK”, ka shkruar Haxhiu, përcjell FaktePlus.
Postimi i plotë:
Kontratat milionëshe të Qeverisë Kurti që u nënshkruan për koronavirusin (DOKUMENT)
Keqpërdorime dhe hajni milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti
Ministria e Shëndetësisë ‘masakroi’ buxhetin e shtetit në pandemi (Dokument)
“Tender mbi tender”, ministri Vitia nënshkroi kontrata favorizuese me kompanitë