Haradinaj: Fisnik Ismaili në luftën e UÇK-së ka mbush bateria
Ish-komandanti i Betejës së Koshares, Nasim Haradinaj, që tani është nënkryetar i OVL të UÇK-së ka minimizuar kontributin në luftë të ish-pjesëtarit të UÇK-së, tani deputet nga radhët e PSD-së, Fisnik Ismaili, duke thënë se roli i tij ka qenë për të mbushur bateri.
Haradinaj, një gjë të tillë e tha pasi u përmed një akuzë e Ismailit, se Milaim Zeka si reporter lufte ka përfituar materialisht nga puna e tij.
“Detyra e Fisnik Ismailit ka qenë me i mbush dhe shpraz bateriat”, tha Haradinaj, me ironi, transmeton RTV Dukagjini
Tutje, Haradinaj theksoi se Ismaili ka luajtur një rol kyç edhe në parandalimin e përgjimit në thirrje telefonike nga caqe të caktuara, përmes kodimit.